Kreu i qeverisë, Rama, ka zbuluar sot masat e reja shtrënguese lidhur me drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat.
Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se do i drejtohet parlamentit për ndryshime në Kodin Penal e atë Rrugor për të forcuar masat ndaj drejtuesve të mjeteve, shkelës të rregullave të vendosura.
Ai shkruan se do ketë heqje të lejes së drejtimi e heqje të lirisë disa vite për shkelësit. Në fund kreu i qeverisë shkruan se brenda 15 prillit do publikohet edhe paketa e zgjeruar financiare.
“MASAT E REJA SHTRËNGUESE, PËR TË CILAT PO PËRGATITEMI T’I DREJTOHEMI PARLAMENTIT PËR NDRYSHIME NË KODIN PENAL & RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, NGA NJËRA ANË DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE, NGA ANA TJETËR DO TË GARANTOJNË LEHTËSIMET E NEVOJSHME NË VAZHDIM, DUKE SIGURUAR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI
HEQJA E LEJES SË DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PËR DISA VJET, E PO ASHTU HEQJA E LIRISË, PËR DISA APO SHUMË VITE SIPAS SHKALLËS SË SHKELJES, DO TË KTHEHEN NË NORMA BINDËSE PËR TË SIGURUAR FITOREN E LUFTËS PA RREZIKUAR ARRITJET E DERISOTME DHE RRUGËN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE PA CËNUAR SHËNDETIN E ASKUJT
BRENDA 15 PRILLIT DO TË KEMI PAKETËN E ZGJERUAR FINANCIARE DHE GATISHMËRINË PËR MIRATIMIN E MASAVE
LEHTËSUESE NË QEVERI, SI EDHE TË MASAVE TË REJA PENALE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË.” – shkruan Rama.