Presidenca kroate e radhës e Bashkimit Evropian ka njoftuar shtyrjen e samitit të Zagrebit i programuar për tu zhvilluar në deri në 15 maj për shkak të koronavirusit.
Për sa i përket samitit të BE-Ballkan Perëndimor, i planifikuar për t’u mbajtur me 7 maj, planifikohet të mbahet në një moment të dytë gjatë muajit qershor, pas diskutimeve që do të zhvillohen me presidentin e Këshillit Charles Michel, në të kundërt do të kemi zhvillimin e takimit nëpërmjet një video-konference, raportojnë mediat vendase.
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb, më 7 maj është planifikuar si një nga ngjarjet kryesore të presidencës kroate, duke qenë se synonte mbledhjen e liderëve të BE-së dhe rajonit për herë të parë që nga Samiti i Sofjes në maj 2018.
Një nga synimet kryesore të këtij samiti ishte dhënia e dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Meqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pas përfundimit të presidencës kroate do të jetë shteti gjerman që do të marrë presidencën e Këshillit më 1 korrik.