Një pacient i cili dyshohej se kishte koronavirus, ia ka mbathur me të katërta nga mjekët që po mundoheshin ta çonin në spital për t’i bërë testin.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në qytetin rus të Arzamas dhe e gjithë skena është kapur në kamera. Videoja është bërë virale në rrjet. Në të tregohet një burrë duke u ndjekur pas nga një treshe mjekësh, të cilët kanë veshur kostumet mbrojtëse.
Славный город Арзамас, врачи в защитных костюмах играют в догонялки с пациентами с подозрением на “корону”.
теперь ты видел всё pic.twitter.com/95AiNylpnp
— Mash (@mash_breaking) April 8, 2020
Incidenti shkaktoi shumë spekulime mbi atë se çfarë ndodhi, me shumicën që sugjeron se mjekët po përpiqeshin të kapnin një njeri të prekur nga koronavirusi i cili kundërshtonte me zell shtrimin në spital. Ndërsa të tjerë, sugjeronin se ai ishte thjesht një atlet vendas që refuzonte të izolohej.
Por kryetari i bashkisë Arzamas iu përgjigj këtyre pyetjeve, duke sqaruar se në të vërtetë bëhej fjalë për një individ i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohej se kishte Covid-19 dhe duhej të testohej si një masë paraprake, para se të transferohej në kujdesin institucional.
RT shkruan se mjekët duhej ta çonin në një spital aty pranë për të bërë teste, por pacienti kishte plane të tjera. Ndjekja e shkurtër përfundoi me kapjen e burrit dhe dërgimin e tij në një institucion mjekësor. Rezultati i testit të tij pritet të dalë të dielën. Rusia ka konfirmuar më shumë se 8.600 raste me Covid-19, si dhe mbi 60 të vdekur.