Vendosni fjalën kyçe....

Periudha e pandemisë rrit shkëmbimin e mallrave Shqipëri-Kosovë


Në këto ditë të vështira të pandemisë, duket se janë shtuar shkëmbimet e mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

E sipas drejtorit të kufirit për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, në këto ditë pritet të ketë edhe më shumë rritje.

Në një deklaratë nga dogana e Morinës, Krasniqi tha se që nga fillimi i muajit prill 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në dalje kanë qenë 1315.

“Mund të them lirisht se bashkëpunimi në pikën kufitare vazhdon në bashkpunim të ndërsjelltë. Gjithë këto maune që i shihni këtu vijnë vetëm në rritje. Prej datës 1 prill deri në datën 6 kanë hyrë në Kosovë 1209 kampionë, ndërsa në dalje 1315 kampionë. Bashkëpunimi është në rritje. Deri më tani asnjë problem më të vogël. Këtu kemi ekipet mjekësore dhe policinë e cila bëjnë kontrrollin e çdo shoferi, kushdo që hyn e del. Asnjë problem më të vogël deri më tani nuk e kemi patur”-shprehet Krasniqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *