Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson në gjendje të qëndrueshme pas natës së tretë në kujdes intensiv


Boris Johnson “i qëndrueshëm dhe përmirësues” pas natës së 3-të në ICU për Covid-19

Kryeministri britanik Johnson mbetet në kujdes intensiv, por është në gjendje të qëndrueshme dhe shëndeti i tij po përmirësohet, tha Sekretari i Kulturës, Oliver Dowden.

Johnson u shtrua në spital katër ditë më parë, pasi u prek Covid-19.

Doëden tha se shëndet i kreut të qeverisë po përmirësohej pas natës së tretë të kaluar në kujdes intensiv.

Johnson u shtrua në spitalin e Shën Thomas në Londër të dielën, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për Covid-19, kur simptomat e tij u përkeqësuan.

Ministri i Financave në Mbretërinë e Bashkuar Rishi Sunak tha në një konferencë për shtyp të mërkurën se gjendja e Johnsonit ishte duke u përmirësuar dhe se kryeministri qëndronte ulur në shtrat dhe po bashkëpunonte pozitivisht me ekipin që po e trajton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *