Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i viktimave dhe të infektuarve në Itali krahasuar me një ditë më parë


Ditën e sotme Italia ka regjistruar një rritje të numrit të viktimave dhe personave të infektuar krahasuar me një ditë më parë, brenda 24 orëve. 

Sot janë regjistrua 610 viktima dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.  

Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.  

Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.  

Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.  

Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.  

Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 teste kundër COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *