Spanja ka regjistruar 683 viktima në 24 orët e fundit, krahasuar me 757 viktima nga dita e djeshme, një rënie që ka ringjallur shpresat se kurba e epidemisë po shkon drejt uljes.
Gjithashtu edhe numri i rasteve është zvogëluar nga 6,180 gjatë së mërkurës në 5,756.
Spanja ka 152,446 raste të konfirmuara dhe mbi 15 mijë viktima që nga fillimi i epidemisë.