Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje me armë mes policit dhe të riut në Tiranë, plagoset edhe kalimtarja


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Nga të dhënat e para mësohet se konflikti ka ndodhur mes një të riu dhe policisë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur i riu, por edhe një kalimtare.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, dha disa detaje në një deklaratë për mediat.

Ai tha se një qyetar ka kundërshtuar me armë një efektiv të policisë, i cili i ka kërkuar lejen e daljes. “Ai ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar, me fjalët do të qëlloj”– tha Jaupi.

Më pas qytetari ia ka  mbathur me vrap, dhe efektivi i Shqiponjave, e ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës.

 “Në rrugë ka qenë dhe një kalimtare, e cila ka marrë një plumb po në pjesën e këmbës. Të dy janë dërguar në spital”- theksoi Jaupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *