Vendosni fjalën kyçe....

“Balona Tabake”/ Ofendimi i Ramës ndaj ish-deputetes dhe reagimi i demokratëve


Në një postim të datës 3 prill kryeministri Edi Rama në rreshtat e sulmit ndaj opozitës si reagim ndaj sugjerimeve të tyre për paketën ekonomike ofendoi mes tyre edhe ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Reagimet e ish-deputetes mbi paketën ekonomike qeveritare për përballjen ndaj krizës së koronavirusit, Rama i quajti “balona tabake”.

E pra Balona Tabake që ne e quajmë gabimisht opozitë, ta harrojë se i bën dot Shqipërisë atë që as armiku i padukshëm nuk ka për t’ia bërë dot, sepse koha kyr ky vend u katandis në balonë takuke nga këta honxhobonxho ka vdekur dhe nuk kthehet më”-shkruante Rama në një postim të datës 3 prill.

Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e opozitës demokrate, ku jo vetëm një reagim nga ish-deputetja Tabaku por edhe nga kolegia e saj, deklarata e të cilës është shpërndarë edhe nga profili zyrtar në Facebook i Partisë Demokratike.

Sulmet ndaj Tabakut, Oriola Pampuri i ka quajtur sulm të përsëritur të Ramës ndaj grave.

Në ditët më të vështira të krizës që po kalon Shqipëria, Edi Rama është rikthyer tek zakoni i shëmtuar i sulmeve dhe fyerjeve të grave dhe zonjave të politikës, në mungesë të argumentave.

Në mënyrë të përsëritur nga facebook dhe mbrëmë në intervistë në një nga emisionet e mbrëmjes kryeministri sulmoi kolegen Jorida Tabaku, e cila pak orë më parë kishte argumentuar qartas pamundësinë e shumë qytetarëve dhe të vetëpunësuarve për të përfituar pagën e premtuar nga qeveria.

Ky sulm i përsëritur i kryeministrit ndaj zonjës Tabaku është shembull i qartë i agresivetitit të komunikimit të Edi Ramës me gratë. Kjo sjellje primitive risjell në vëmendje dhjetëra raste të dhunës verbale dhe psikologjike që Edi Rama ushtron kundër grave, kundërshtare në politikë apo edhe brënda partisë së tij dhe gazetarëve femra apo pjesëtare të shoqërisë civile”-shkruan ndër të tjera Pampuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *