Vendosni fjalën kyçe....

PSG në sulm për dy lojtarët e Lacios, ofron 120 milionë euro


Paris San Germen kthehet në sulm për mesfushorin serb të Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç. është i bindur për këtë “L’Equipe”, që është gjithnjë i mirë-informuar për lëvizjen e klubit parizien.

Serbi kishte përfunduar në shenjestrën e francezëve dhe në verën e vitit 2018, por tratativa u prish për shkak të 120 milionë eurove të kërkuara nga Lotito.

Shifër kjo që Leonardo duket se ka ndërmend t’ja u propozojë tani bardhekaltërve, por jo vetëm për kartonin e Sergejt, por edhe për atë të Adam Marusiç.

Të dy lojtarët kanë si agjent Mateja Kezhman dhe në aksin Romë-Paris në ditët e fundit janë regjistruar kontakte të vazhdueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *