Vendosni fjalën kyçe....

“10 milionë euro kush ma sjell kokën e tij”, Vetëvendosje reagon pas kërcënimit me jetë të Albin Kurtit


Mëngjesin e së premtes, dikush e ka kërcënuar me jetë kryeministrin ende në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Një person ka shkruar se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim të kokës së kryeministrit, të cilin e ka krahasuar me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke e denoncuar personin në fjalë, në Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka bërë një thirrje për të gjithë aktivistët e kësaj force politike, që të mos merren privatisht me personin që ka bërë kërcënimin, i cili është identifikuar me emër e me mbiemër.

 “E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, shkruan Manxhuka.

Kujtojmë se para pak kohësh, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë kërcënime të tilla në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *