Një zjarr shpërtheu të premten mbrëma në një burg të sigurisë së lartë në Siberinë lindore, mbi 4,000 km në lindje të Moskës.
Sipas zyrtarëve, shumë ndërtesa u vendosën në flakë nga të burgosurit. RT shkruan se ka raportime për rreth 300 njerëz të plagosur.
Zjarri filloi kur të burgosurit i vunë flakën së pari dyqanit të përpunimit të drurit të burgut. Shërbimi Fedral i Ndëshkimit i Rusisë njoftoi se situata tani është nën kontroll.
Në rrjet janë shpërndarë foto dhe video nga zjarri që ka përfshirë ndërtesat e burgut.
Trazira në burg kishte patur dhe të enjten me një të burgosur që nuk pranonte të zbatonte urdhrin e rojes për fikjen e dritave.
Pas inkurajimit të një të burgosuri, të burgosurit në qelitë e tjera shkatërruan kamerat e sigurisë.
Gjatë rrëmujës që pasoi, u plagos një punonjës.