Vendosni fjalën kyçe....

Rusia do testojë vaksinën anti-Covid 19 te njerëzit, mblidhet grupi i vullnetarëve


Vullnetarët njerëzorë janë zgjedhur për të testuar një vaksinë ruse kundër Covid-19 në testet që do nisin në fund të muajit qershor.

Zhvilluesi kryesor i projektit është duke udhëhequr me shembullin e tij duke qenë mes të testuarve që do bëjnë vaksinën.

Puna për përgatitjen biologjike filloi në shkurt në Institutin Vektor, qendra kryesore për kërkimin e virusologjisë dhe bioteknologjisë së Rusisë. Më herët në prill, studiuesit njoftuan se vaksina kishte kaluar me sukses testet mbi minjtë.

Në fazën e parë do të marrin pjesë 60 vetë, tha Rinat Maksyutov, drejtori i përgjithshëm i Institutit Vektor. Shumë njerëz nga Novosibirsk dhe rajone të tjera ruse kanë ofruar shërbimet e tyre si vullnetarë.

Ilaçi është kritik pasi ka pasur pothuajse 13,600 raste të koronavirusit dhe 106 vdekje të regjistruara tashmë në Rusi.

Numri global i vdekjeve është më shumë se 105 mijë persona dhe ka deri tani më shumë se 1.7 milionë të infektuar nga sëmundja ngjitëse. Vaksinat po zhvillohen gjithashtu nga Kina, SHBA-ja dhe vende të tjera.

“Në parim, vaksina ruse për konsum në masë nuk pritet të arrijë më herët se shtatori,” tha Netesov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *