Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërcënoi t’i ndërpriste fondet, Britania i premton OBSH-së 250 mln dollarë


Në një veprim që Uashingtoni mund ta interpretojë si një përdredhje nga një prej aleatëve të tij më të ngushtë, Mbretëria e Bashkuar është zotuar të paguajë një shumë të majme për OBSH-në, vetëm disa ditë pasi Donald Trump kërcënoi të shkurtojë fondet e organizatës.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të dielën se po i premton 248 milionë dollarë OBSH-së dhe organizatave bamirëse të ndryshme në një përpjekje për të ndaluar një valë të dytë të goditjes së Covid-19 në Britani.

“Coronavirus nuk respekton kufijtë e vendit, kështu që aftësia jonë për të mbrojtur publikun britanik do të jetë e efektshme vetëm nëse ne forcojmë edhe sistemin e kujdesit shëndetësor të vendeve në zhvillim,” tha Sekretarja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Anne-Marie Trevelyan.

OBSH-ja nga ana e saj tha se i është “thellësisht mirënjohëse” Mbretërisë së Bashkuar për kontributin bujar, duke e përshkruar atë si një “deklaratë të fortë se ky është një kërcënim global që kërkon një përgjigje globale.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *