Vendosni fjalën kyçe....

Pas bisedimeve maratonë eksportuesit e naftës arrijnë marrëveshjen, ulin prodhimin me 10 milionë fuçi në ditë


Pas katër ditësh bisedimesh maratonë, prodhuesit kryesorë globale të naftës më në fund kanë nënshkruar një marrëveshje për të zvogëluar prodhimin e naftës me 9.7 milionë fuçi në ditë, në një përpjekje për të nxitur tregun e energjisë mes pandemisë Covid-19.

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe shteteve të tjera prodhuese të naftës jashtë kartelit, të njohur si OPEC +, arritën marrëveshjen për të ulur prodhimin e tyre për periudhën maj e qershor, njoftoi në Twitter, Ministri kuvajtian i Naftës, Khaled Al-Fadhel.

Shkurtimet do të mbrojnë prodhuesit e naftës nga rënia e çmimeve për shka të rënies së kërkesës në mes të pandemisë së koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *