Vendosni fjalën kyçe....

Miku i ngushtë i Donald Trump-it humb betejën me koronavirusin


Ka humbur jetën nga koronavirusi, Stanley Chera, një nga njerëzit më të shquar sa u takon pasurive të patundshme në New York City, si dhe donatori republikan që themeloi Acoën Acoënitions.

Vdekja e tij u raportua nga  The Real Deal , e cila mbulon industrinë e pasurive të patundshme në New York.

70-vjeçari njihej në mbarë opinionin publik për miqësinë e tij të ngushtë me presidentin Donald Trump.

Siç shkruan CNN, përgjatë viteve 2016-2019, Chera dhuroi një total prej 402.800 dollarë për Donald J. Trump, për President Inc dhe Trump Victory, organizata të dedikuara për të mbështetur presidencën e Trump, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Po ashtu, organizata e tij ka lidhur një marrëveshje në vitin 2008 me firmën e dhëndrit të tanishëm të Trump-it, Jared Kushner.

Në Paradën e Ditës së Veteranit në New York City, nëntorin e shkuar, Chera foli për presidentin Trump duke e quajtur “mikun tim të dashur”.

Ndërsa ky i fundit në një tubim të vitit 2019 në Grand Rapids, Michigan, e ka përshkruar atë si “një nga ndërtuesit më të mëdhenj dhe njerëzit e pasurive të patundshme në botë”.

“Dhe ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe ai ka qenë me mua që në fillim” – do të shprehej Trump.

New York Post raportoi për shtrimin në spital të Chera-s pas infektimit me koronavirus më 24 mars.

Muajin e kaluar, Trump pati deklaruar se një mik i tij po luftonte me “ligësinë” e koronavirusit dhe po binte në gjendje kome.

Tani besohet se Chera ishte miku për të cilin Trump e kishte fjalën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *