Drejtuesit fetarë në Suedi i kanë kërkuar qeverisë të sigurojë ndihmë për azilkërkuesit, duke ngjallur zemërimin te suedezët vendas që pretendojnë se thirrjet për bamirësi të krishterë nuk duket se po shtrihen tek qytetarët e vetë vendit.
Ndërsa pandemia e Covid-19 ka goditur mbarë ekonominë globale, qeveria suedeze duhet të ofrojë mbështetje të veçantë për të pastrehët, azilkërkuesit, migrantët e përkohshëm të punës dhe ata që presin deportimin, argumentoi Këshilli i Krishterë i Suedisë në një letër të hapur.
Grupi përfshin Antje Jackelen, Kryepeshkop i Kishës së Suedisë, si dhe drejtues të disa institucioneve të tjera të krishtera në vend.
Megjithëse Suedia ka shmangur një bllokim të plotë si masë parandaluese, veprimet e ndërmarra për të zbutur përhapjen e koronavirusit kanë krijuar një pasiguri të thellë për ata që kërkojnë azil në vend, argumentoi këshilli.
Suedezët nga ana e tyre i kanë bërë thirrje kishës që të shpenzojë nga pasuria e saj për kategoritë e lartpërmendura në mënyrë që të ndihmojë njerëzit e të lehtësojë barrën e tyre.