Pas Belgjikës, edhe Franca ka ndërprerë përfundimisht kampionatin e futbollit duke shpallur kampion PSG-në.
Kur nga fundi i sezonit kishin mbetur edhe 10 javë, kryeqytetasit kryesojnë me 12 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Marseja.
Kreu i UEFA-s kishte paralajmëruar pak ditë më parë që vendet e tjera të mos ndjekin shembullin e Belgjikës pasi kjo mund të çojë në penalizime për sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës.