Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën një tjetër pacient tek Infektivi, shkon në 25 numri i viktimave nga koronavirusi


Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 25. Ministria e Shëndetësisë njofton se një tjetër pacient ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Shërbimin Infektiv.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje”-bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 494 numrin e përgjithshëm me koronavirus në vend./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *