Vendosni fjalën kyçe....

Po ktheheshin në atdhe, policia greke gjobit 12 shqiptarë (VIDEO)


Policia greke ka gjobitur 12 shqiptarë me 300 euro gjobë secilin në KTEL Kifissos, kjo në kuadër të masave të marra  për kufizimin e udhëtimeve të  panevojshme për shkak të koronavirusit.

Gazeta greke iefimerida.gr. shkruan se të 12 shqiptarët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igoumenicë dhe prej andej do të vinin për në Shqipëri.

Emigrantët shqiptarë u thanë autoriteteve të Policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre.

Megjithatë, policia i zbriti të gjithë nga autobusi, u vuri gjobën dhe urdhëroi largimin e autobusit  për në Igoumenicë pa asnjë pasagjer.

Vihet re se ditët e fundit, edhe pse është e ndaluar lëvizja për shkak të koronavirusit, trafiku në KTEL Kifissos është rritur pasi nga çdo cep i Greqisë vijnë në Athinë me produkte nga fshati, për festën e Pashkëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *