Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj: Kemi pamjaftueshmëri ligjesh, kush vret me virus të ndëshkohet si ai që vret me armë


Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në seancën e sotme plenare për Kuvend, ka dhënë shpjegimin pse sipas tij duhen ndryshimet në Kodin Penal për të ndëshkuar shkelësit e masave kundër koronavirusit.

Lleshaj tha se këto ndryshime janë të nevojshme për ata shkelës, që sjellin pasoja me humbje jetësh. Pasi sipas tij në legjislacionin shqiptar ka pamjaftueshmëri ligjore për pandemitë.

“Jemi në një situatë ku për të menaxhuar këtë gjendje jemi në pamjafuteshmëri aktesh normative. Kjo është arsyeja pse është paraqitur dhe mbështetet fuqimisht nga ne ndyrshimi në Kodin Penal, pasi në kodin tonë mungojnë dispozitat që rregullojnë këtë situatë pandemie. Sot kërkohet të kalojmë në një fazë tjetër ku të lehtësohen pak masat e lëvizjes, por kjo lidhet me një risk të madh. Në harkun e 40 ditëve shqiptarët kanë paguar një cmim të madh, nuk kanë shkuar në punë, kanë sakrifikuar biznesin, shkollën, jetën sociale, dhe kjo ka gjeneruar një faturë të jashtëzakonshme, e cila rrezikon të kthehet zero, nëse ne nuk vazhdojmë me masat, që ndalojnë të papërgjegjshmit.

Ndryshimet synojnë pikërisht këta persona, që kundërshtojnë vendimet e marra kundër koronavirusit. Ata duhet të kenë ndëshkuar me sanksione, që të binden. Nëse shkelja e rregullave të pandemisë sjell pasoja të rënda, si humbja e jetëve të njerëzve. E dimë që gjithë kjo dramë globale ka filluar nga një rast i vetëm që solli mijëra të vdekur në botë, dhe nuk e lejojmë të luajmë me zjarrin në një kohë që jemi në në fazë inkurajuese për të shkuar përpara dhe për ta mbyllur. Të parandalojmë humbjen e jetës për shkak të papërgjegjshmërisë. Ata që janë të papërgjegjshem duhet të paguajnë ndëshkim penal, ndëshimet janë nga gjoba, dënimi me 1 vit burg e pastaj përshkallëzohet, se ai që vret me armë ndëshkohet rëndë, edhe ai që vret me virus duhet të paguajë”- tha Lleshaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *