Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 24 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


24 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 518 numrin e të infektuarve në të gjithë vendit.

Siç vihet re edhe në hartën e ilustruar më poshtë, hartës së qyteteve të prekura sot i është shtuar edhe Mallakastra. Përveç 1 rasti në Mallakastër, rastet e tjera të reja janë në Tiranë (3), Kukës (3), Fier (3), Kavajë (1), Shkodër (12) dhe Korçë (1).

Ministria e Shëndetësisë ka zbuluar se nga 24 rastet e reja, gjashtë prej tyre janë personel mjekësor. Përmendim këtu rastin e Kukësit, ku një infermier i urgjencës i konfirmuar dy ditë më parë, i ka kaluar virusin edhe kolegëve të tij.

Ndërkohë, sot ka ndërruar jetë një grua, duke e çuar në 26 numrin e viktimave të pandemisë së COVID-19 në vend.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një paciente 64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh. E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë. 64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese”- tha ekspertja e ISHP-së Silva Bino.

Ajo shtoi se deri më tani, kemi 52% të pacientëve shëruar, ndërsa numri i vdekjeve është 5%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *