Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme me 30 ditë


Maqedonia e Veriut ka vendosur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera.

Presidenti i vendit lajmëroi se një vendim i tillë do merrej nga Kuvendi dhe ai do e firmoste atë. Pendarovski theksoi se vendimi vjen pas kërkesës dhe vlerësimeve të bëra nga qeveria.

Ai tha se inkurajon qeverinë që pas festës së pashkëve të shqyrtojë karantinat disa ditëshe dhe të filloj lehtësimet për funksionimin e bizneseve.

Mundësinë e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme e ka theksuar edhe kryeministri në detyrë, Zaev, në një deklaratë të ditës së sotme. Zaev tha se kjo i jep mundësinë qeverisë që të vijojë punën në mënyrë efikase për përballimin e pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *