Më shumë se 2 milionë njerëz në mbarë botën rezultojnë zyrtarisht të prekur nga Covid-19, ndërsa numri i viktimave zyrtarisht ka shkuar në 136.030.
Në Ballkan vendet më të prekura janë Rumania, Serbia e Greqia, që kanë më shumë të prekur e viktima, sado që duhet thënë se vendet në fjalë kanë edhe popullsi më të madhe se pjesa tjetër, me përjashtim të Bullgarisë.
Mali i Zi mban rekordin pozitiv me 4 viktima ndërsa Kosova vjen në vendin e dytë me 10 të tilla.
Lista
Shqipëria 518 – 26
Kosova 387 – 10
Maqedonia e Veriut 974 – 45
Serbia 4873 – 99
Greqia 2192 – 102
Mali i Zi 290 – 4
Rumania 7707 – 392
Bullgaria 783 – 37
Kroacia 1741 – 33
Sllovenia 1268 – 61
Turqia 69.392 – 1518