Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe shtyn periudhë e izolimit


Mbretëria e Bashkuar e ka shtyrë periudhën e izolimit edhe për të paktën tre javët e ardhme. Kështu njoftoi sekretari Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Ai tha se ka pasur sinjale se masat e distancës fizike në vend po tregojnë sukses. “Ende nuk e kemi nivelin e të infektuarve aq ulët sa duhet”, tha ai

“Çdo ndryshim në masat e distancës fizike tani do të rrezikonte një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve. Prandaj si rezultat, qeveria do t’i mbajë në fuqi masat aktuale për tre javë të tjera” shtoi ministri britanik.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar janë 104,133 raste të të infektuarve, ndërsa 13,755 kanë vdekur.

Përse numrat nuk e tregojnë rrëfimin e plotë?

Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë.

Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë.

Metodologjia, shpejtësia, transparenca dhe cilësia e këtyre të dhënave mund të dallojë shumë nga vendi në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *