Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” shpjegoi pjesë të skenarit të hapjes pas mbylljes nga pandemia e koronavirusit.
Rama tha se parashikohet që hapja e bizneseve parashikohet sipas një kategorizimi nga risku.
Të parët që do hapen janë ata të klasifikuar me risk të ulët dhe më pas ata me risk të mesëm dhe në fund me risk të lartë.
“Është një skenar shumë i lidhur me atë që bëmë sot në Kuvend, pra futja në Kodin Penal ndryshimet për epideminë. Presim dhe firmën e Presidentit, kemi pasur një komunikim të harmonizuar. Do fillojmë të hapemi që kush shkel është më i rëndësishëm se sa sot. Në skenarin e hapjes janë tre kategori, kategori me risk të ulët, të mesëm e të lartë.
Te kategoria me risk të ulët, shitje me pakicë në dyqane jo të specializuara, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e mobiljeve, bizhuteritë etj. Kjo është fasha e parë që ne duhet të hapim në ditët në vijim. Është shumë e rëndësishme të që futet në fuqi Kodi i ri Penal, pasi është i rëndësishëm për biznesin, hapja do të shoqërohet me kushte të reja strikte. Java e ardhshme është përgatitore. Do të thotë që ai 400 mijë lekë është një frymëmarrje në ekonominë familjare”-tha Rama.