Në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook kryeministri Rama tha se nga e hëna ata mund të aplikojnë për leje javore.
Kjo vlen si për këmbësorët ashtu edhe për personat që duhet të punojnë dhe të shkojnë në punë me makinë, duke marrë një pasagjer mbrapa, të ulur diagonal.
”Javën e ardhshme në platformën e- albania do të merret një autorizim si për këmbësorët një autorizim javor dhe një vend pasagjer diagonal që mund të jetë vetëm koleg pune.
Do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund fazën e aplikimeve në Polici me mori e-maile pasi ka pasur edhe refuzime masive, edhe raste mospërgjigjesh që kanë shkaktuar dhimbje koke por shëndeti mbi të gjitha.” – tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se ditën e nesërme, pensionistët mund të dalin për t’u ajrosur deri në orën të paradites.
Ai tha se ata janë kategoria e vetme që përfiton por duke respektuar rregullin e vetëdistancimit.
“Nesër, duke qenë se gjithçka do të jetë e mbyllur, pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita, as për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup, po vetëm për ajrosje e ecje në këmbë, deri në orën 11 paradite dhe jo më më shume se një tjetër pensionist, duke ruajtur distancën e sigurisë natyrisht.” – tha Rama.