Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep lajmin: Të dielën do lejohen të dalin nënat me fëmijë nën 10-vjeç


Duke nisur nga nesër, çdo të dielë nënat do të kenë mundësi të dalin me fëmijët e tyre në këmbë për t’u ajrosur.

Kryeministri Edi Rama thotë se nënat kanë leje për ta bërë këtë deri në orën 11:00, nuk duhet të shoqërohen  me shoqe, dhe fëmijët duhen mbajtur larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë.

“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.

Kujdes! nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë

Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”– shkruan kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *