Nëse Zoti ruan pijanecat dhe budallenjtë, siç thuhet, ky person është një testament i gjallë. Pasi dështoi t’i largohej policisë që po e ndiqte, ai fluturoi nga rruga drejt e në lumë.
Pamjet e shfaqura që i ngjajnë më shumë një filmi aksion ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Pjetërburg, u kapën nga një kamera CCTV.
Ajo tregon një Hyundai Solaris të shpejtë që po shkon drejt një ure të vogël përtej lumit Moyka, por shoferi nuk arriti dot të hipte në të duke rënë në lumë.
Disa makina policie që po e ndiqnin shoferin e kapën dhe e nxorrën nga mjeti. Sipas mediave lokale makina tërhoqi vëmendjen e policisë sepse po lëvizte shumë shpejt nëpër qendrën e Shën Pjeterburgut. Kur u dha urdhër të ndalonte për një kontroll, shoferi në vend të kësaj u largua.