Vendosni fjalën kyçe....

Regjimi i ri i lëvizjes, çfarë duhet të dini për javën që do nisë


Nëse dje ishte dita e pensionistëve për të dalë, sot e kanë radhën nënat dhe fëmijët. Sipas urdhrit të ri, këtë të dielë nënat do të kenë mundësi të nxjerrin fëmijët e tyre nën moshën 10-vjeçare në këmbë për t’u ajrosur dhe kanë leje për ta bërë këtë deri në orën 11:00.

Por duhet të kenë parasysh të zbatojnë disa rregulla: Së pari  nuk duhet të shoqërohen  me shoqe, dhe së dyti fëmijët duhen mbajtur larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë.

Të gjithë baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.

Duke nisur nga e hëna do të kemi përsëri disa ndryshime mbi lejen e qarkullimit. Të gjithë ata persona që janë në punë dhe nuk u është ndërprerë procesi për shkak të masave të reja kundër Covid-19, do të lejohen të marrin një leje javore për të përdorur makinën e tyre dhe jo më leje ditore.

Siç është shprehur kryeministri Edi Rama, të gjithë ata që do të marrin makinën në punë në rast nevoje mund të marrin vetëm një person po nga puna që është edhe vetë, megjithatë ky person duhet të jetë i ulur në pjesën e pasme të makinës. Autorizimi mund të merret në portalin e-Abania si më parë.

Rama dje publikoi edhe një video, mbi mënyrën e marrjes së lejes për lëvizje me makina e motoçikleta për ata që duan të shkojnë në punë nga e hëna.

“Leja për këmbësorë” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe kohëzgjatja e lejes ditore gjatë kësaj fashe orare është 90 minuta.
Ndërsa “Leja për mjet për punë” vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë dhe fundjavën.

Janë dy mënyra për aplikimin: E para përmes portalit, e dyta përmes një mesazhi në numrin 55155.

Si mund të aplikosh me SMS:

Aplikimi për shërbimin “Leje për këmbësorë” mund te kryhet në numrin 55155, me tekst që përmban numrin tuaj të identifikimit (NID) si dhe orarin e daljes (shembull: J12345678L 0930).

Aplikimi për shërbimin “Leje për mjet për punë” mund te kryhet me SMS në numrin 55155, me tekst si në vijim, sipas specifikës së aplikuesit: 

– Për shtetasit shqiptarë, që makinën apo motorrin e kanë me targë shqiptare, mesazhi në 55155 do të duhet të dërgohet si më poshtë: Gërma M, Targa e mjetit, numri i shasisë dhe numri personal në kartën e Identitetit (ID)

– Për shtetasit e huaj, që automjetin e kanë me targë të huaj, formati i saktë i mesazhit është: Gërma MF F targa e mjetit dhe numri personal në kartën e Identietit.

SHKURT:

Shtetas shqiptar, targë shqiptare: M TARGË SHASI NID

Shtetas shqiptar, targë e huaj: MF TARGË NID

Shtetas i huaj, targë e huaj: MF F TARGË NID

Shtetas i huaj, targe shqiptare: M F TARGË SHASI NID


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *