Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti demokrat nxjerr videon: Rama ka zgjedhur hotelin e deputetit të PS-së për karantinimin e shqiptarëve


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar qeverinë se nuk heq dorë nga klientët, as në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Gjunkshi thotë se Rama ka përzgjedhur hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi për karantinë.

“Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë.

Këto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.

Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por , si organet shtetërore që janë të ngarkuara për ti strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.

Siç edhe shihet qytetarët në pritje për tu akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik.

Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .

Këto pamje janë të turpshme, dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi. Ato janë qytetarë të këtij vendi. Ato janë vëllezërit tanë. Ato janë prindër Shqiptarë. Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu. Ato vijnë në shtëpinë e tyre. Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës!”- shkruan Gjunkshi.

Shqiptarët që kthehen në vend janë të detyruar të qëndrojnë për 14 ditë në izolim në hotelet e përcaktuara nga qeveria, në qytetin e Durrësit. E për këtë shërbim, çmimi është 21 euro dita. Nga kjo shumë, qeveria do paguajë 14 euro dhe qytetarët 7 euro për ushqimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *