Vendosni fjalën kyçe....

Kina dhe Koreja e Jugut nuk e kanë përfunduar luftën me koronavirusin, regjistrojnë raste të reja

Në Korenë e Jugut janë shënuar 8 raste të reja dhe 2 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19) ndërsa në Kinë janë shënuar 16 raste të reja.

Në deklaratën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Fatkeqësive në Korenë e Jugut thuhet se në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 2 perona ndërsa janë shënuar 8 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se 5 prej rasteve të reja janë zbuluar tek personat që kanë ardhur nga jashtë vendit.

Numri i rasteve që janë zvogëluar vazhdimisht në ditët e fundit ka arritur në 10.661 ndërsa numri i vdekjeve në 234.

– Në Kinë shënohen 16 raste në 24 orët e fundit

Në një deklaratë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë (NCH) thuhet se në 24 orët e fundit në vend nuk janë shënuar humbje të jetëve ndërsa janë përcaktuar 16 raste të reja, 9 prej të cilave me burim nga jashtë vendit dhe 7 brenda vendit.

Bëhet e ditur se nga rastet brenda vendit, 6 prej tyre janë shënuar në rajonin Heylongciang dhe një në rajonin Guangdong.

Numri i rasteve në vend me burim nga jashtë vendit është rritur në 1.575 ndërsa numri i rasteve në Kinë me burim brenda vendit është rritur në 82.735.

Deri më sot në Kinë nga COVID-19 kanë humbur jetën 4.632 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2.3 milionë ndërsa mbi 160 mijë kanë vdekur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *