IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe 21 persona janë shëruar pasi kanë dalë negativ në dy testet.
Rastet e reja janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime: Nëntë (9) raste me vendbanim në Lipjan, tetë (8) raste me vendbanim në Pejë, gjashtë (6) raste me vendbanim në Prishtinë, pesë (5) raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, katër (4) raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy (2) raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një (1) rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet e saj për mbajtje të distancës dhe higjienës në mënyrë që të kalojë më shpejt kjo krizë pandemie.