Vendosni fjalën kyçe....

CNN: Kim Jong Un në rrezik të madh, është bërë operacion


Pasi mungoi në ceremoninë e ditëlindjes së gjyshit të tij, gjendja fizike e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un është vënë përsëri në pyetje.

Sipas një raporti të CNN, Kim Yong Un është në rrezik të madh për jetën, pas një operacioni. Dhe për këtë CNN i referohet burimeve të inteligjencës.

Kim, që besohet të jetë rreth 36 vjeç, nuk u pa në datë 15 Prill, kur vendi feston festën kombëtare me parada ekstravagante për ditëlindjen e themeluesit të saj Kim Il Sung. Në vend që të tregohej pjesëmarrja e Kim ashtu siç bën regjimi tradicionalisht, asnjë njoftim i tillë nuk u bë nga organet e propagandës të drejtuara nga shteti. Vetëm 4 ditë më parë ai ishte shfaqur në një takim qeveritar.

Sipas DailyNK, një blog që përfshin postime nga defektorët e Koresë së Veriut, Kim kohët e fundit iu nënshtrua një procedure kardiovaskulare në 12 Prill. DailyNK pretendon se Kim ishte duke u rikuperuar në një vilë në pjesën lindore të vendit.

Sipas këtij portali, Kim Jong- Un ka kryer ndërhyrje në sistemin kardiovaskular, për shkak të duhanpirjes, obezitetit dhe punës së tepërt.

Pasi vlerësuan se gjendja e Kim ishte përmirësuar, shumica e ekipit mjekësor që e trajtoi atë u kthyen në Pyongyang më 19 prill dhe vetëm një pjesë e tyre mbeti për të mbikëqyrur situatën e tij.

Një burim nga Koreja e Jugut i tha CNN-it të hënën se drejtuesit më të lartë të vendit janë shumë të vetëdijshëm për raportet në lidhje me gjendjen shëndetësore të Kim, por nuk mund të verifikojnë në mënyrë të pavarur detajet e publikuara nga Daily NK.

Burimi pranoi se problemet e Kim-it lidhur me peshën dhe pirjen e duhanit janë të njohura, por ata janë duke pritur për më shumë informacion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *