Deputeti i opozitës parlamentare, Alimadhi, ka dalë nga spitali Infektiv, pasi është shëruar nga Covid-19.
Ai ka njoftuar se megjithatë do transferohet në spitalin Shefqet Ndroqi pasi ka një ftohje në mushkëri të cilën duhet ta kurojë.
Deputeti u shtrua në spital para 27 ditësh pasi u prek nga Covid-19.
Ai akuzoi asokohe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu për mosinteresimin ndaj tij dhe për cilësinë e shërbimit të urgjencës.