Vendosni fjalën kyçe....

“Javën e ardhshme zgjatet orari për pazar, do hapen edhe rrugët ndërqytetëse për taksitë”-Rama


Kryeministri Edi Rama në një dalje publike në rrjetet sociale njoftoi se nga java e ardhshme masat do vijnë edhe më të lehtësuara.

Ora për pazar do rritet ndërsa edhe taksitë mund të lëvizin në rrugët ndërqytetëse. Gjithashtu mbas datës 4 maj do lehtësohet edhe lëvizja brenda qyteteve qoftë me këmbë apo me makinë.

Hapja e domosdoshme duhet të jetë graduale. Vigjilenca duhet të jetë maksimale, imponimi dhe vetëimponimi i rregullave duhet të vazhdojë. E di që iu kanë lodhur mërzitur lejet, autorizimet, ndryshimet por duhet të kuptoni që kjo është një dhimbje koke për ju dhe për mua që kam përgjegjësi t’ju mbroj.

Javën e ardhshme do e rrisim orarin për pazar dhe do hapim dhe rrugët ndërqytetëse për taksitë. Dhe nga e hëna 4 maj do ta lehtësojmë shumë lëvizjen brenda qyteteve, qoftë me këmbë, qoftë me makinë madje pa e kufizuar tek makinat që duan të shkojnë në punë dhe po ashtu do hapim dhe bllokun e tretë të bizneseve”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *