Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Vlorë, gjatë operacionit të koduar “Bashkëpunimi”.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet E. Sh. ishte i kërkuar një plagosje me armë të ndodhur më 8 prillit të vitit 2020, në aksin rrugor Radhimë-Orikum.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën, duke finalizuar me sukses operacionin “Bashkëpunimi”, për kapjen dhe ndalimit e shtetasit:
- Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.
Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i 36-vjeçarit të kërkuar u bë me bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët kanë informuar policinë për vendndodhjen e tij.