Një burrë i armatosur nisi të qëllojë me armë nga ballkoni i një apartamenti në Kent të Britanisë së Madhe, teksa vendi është nën kufizim lëvizjesh për shkak të pandemisë Covid-19.
Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje pasi u raportua se personi i armatosur kishte qëlluar ndaj civilëve.
Megjithatë nuk ka raportime për të plagosur në vendin e ngjarjes. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale dëgjohet personi duke thirrur: “Thuaju, Tupac Shakur po vjen për policët.”