Vendosni fjalën kyçe....

BE i jep Shqipërisë 180 milionë euro kredi lidhur me pasojat e Covid-19


Komisioni Europian ka miratuar një ndihmë financiare në formën e kredisë për vendet e prekura nga pandemia Covid-19.

Nga paketa e ofruar Shqipëria do përfitojë një shumë prej 180 milionë eurosh, kurse Kosova e Maqedonia e Veriut do përfitojnë nga 100 milionë euro.

Ndër vendet e Ballkanit perëndimor shumën më të madhe e përfiton Bosnja me 250 milionë euro, kurse Mali i Zi do marrë 60 milionë euro.

“Ky vendim përfaqëson një demonstrim të rëndësishëm të solidaritetit të Bashkimit Europian për këto shtete në një kohë të një krize të paprecedentë”, thotë BE, në njoftimin për mediat.

“Ndihma e BE-së për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Përveç ndihmës së mëparshme, Komisioni Europian propozon të ndajë 180 milion euro në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative social-ekonomike.” – shkruan në Tëitter ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *