Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se sot ka kryer 70 inspektime në disa fasoneri në disa qytete të vendit lidhur me zbatimin e masave që duhet të marrin bizneset për të mbrojtur punëtorët nga përhapja e koronavirusit.
Inspektorati thekson se nga kontrolli ka kapur me shkelje katër subjekte, nga të cilat dy i ka gjobitur dhe dy i ka pezulluar në Durrës dhe Elbasan me argumentin se fasonet nuk zbatonin masat mbrojtëse.
“Tolerancë zero. Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti” deklaron Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.