Kreu i Shtetit Ilir Meta në një lidhje direkt me emisionin “Opinion” deklaroi se aksioni i tij për mbrojtjen e Kushtetutës do vazhdojë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se “ai i qëndroni idesë se kjo mazhorancë ka kapur të gjithë institucionet”?
Meta iu përgjigj se nuk e ka ndryshuar mendimin duke shtuar se aksioni i tij do jetë në mbrojtje të Kushtetutës.
“Ky është një qëndrim i konsoliduar i imi prej kohësh. Me rëndësi është që në këtë kohë të kemi një rol me integritet të Komitetit të Ekspertëve. Aksioni im ka qenë, është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës”.