Vendosni fjalën kyçe....

Për Beqajn, një familje shqiptare i ka boll 260 mijë lekë të vjetra në muaj (VIDEO)


I mbetur në memorien e shqiptarëve si ministri i Shëndetësisë që ka dhënë tendera të dyshimtë me kosto miliona euro, Ilir Beqaj, është i bindur se shqiptarëve i dalin 260 mijë lekë të vjetra në muaj.

Ndërsa e kishte në një lidhje në emisionin Top Talk, gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti ish-ministrin nëse familjet shqiptare mund ta përballojnë jetesën me 260 mijë lekë të vjetra pagë, në kontekstin ku çmimet e ushqimeve e produkteve të tjera janë rritur në këtë periudhë krize.

E Beqaj u përgjigj: “Mund ta përballosh duke reduktuar jetesën. Sepse mund të ishe me zero lekë.”

Këtu ndërhyri Pano Soko, i cili ishte gjithashtu në një lidhje me kamera duke thënë: “Vetëm energji elektrike janë 100 mijë lekë.”

Beqaj u përgjigj: Jo mor jo, nuk janë 100 mijë lekë energji elektrike. Po të vazhdosh t’i mbash dritat ndezur sigurisht që janë. Tani mos të bëjmë cicmice kot. Dihet se sa është shpenzimi mesatar mujor i energjisë elektrike në Shqipëri.

Ish- ministri i këshilloi shqiptarët që gjatë kësaj periudhe të vështirë të përpiqen të kursejnë: “Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojmë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *