Jep dorëheqjen kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj.
Ai thotë se është i detyruar të tërhiqet për arsye shëndetësore.
“I gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time”– thuhet në kërkesën për dorëheqje.
Që prej vitit 2007, Varfaj ka qenë në postin e Nënkryetarit në Bashkinë Durrës. Por pas tërmetit të 26 nëntorit, kur kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen pas një deklaratë të pamatur, Varfaj mori postin e saj.
Tani që dhe Varfaj është dorëhequr, pritet që në krye të bashkisë Durrës të Komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.