Vendosni fjalën kyçe....

Dy vatra të rrezikshme, ku janë 29 rastet e reja me koronavirus (HARTA)


Ministria e Shëndetësisë sapo ka bërë përditësimin e të dhënave lidhur me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.

Edhe pse është thënë vazhdimisht se kurba e pandemisë po bie, në ditët e fundit në fakt ka patur vetëm rritje, dje 25 e sot janë regjistruar plot 29 raste të reja. Kjo e ka çuar në 663 numrin total të të infektuarve në vend.

Siç shihet edhe në tabelën e mëposhtme, 7 raste pozitive janë në Krujë, 2 raste në Shkodër dhe pjesa tjetër në Tiranë (20).

E në kryeqytet, ka një vatër të re të rrezikshme të përhapjes së pandemisë së COVID-19, ajo në burgun ‘313’.

Siç bëri me dije dhe Dr.Rovena Daja nga ISHP-ja, në këtë institucion janë infektuar 13 persona.

“Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranë, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.” – tha zonja Daja.

Ndërkohë edhe Kruja paraqitet problematike, për shkak të fasonerive që kanë shkaktuar një debat të madh mes politikanëve, me opozitën që kërkon mbylljen e tyre. E sot autoritetet kanë mbyllur 21 fasoneri në këtë qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *