Vendosni fjalën kyçe....

Muaji i Ramazanit, myslimanët agjërojnë në karantinë


Një besimtar musliman merr pjesë në një lutje në Katmandu, Nepal

Miliona muslimanë në mbarë botën kanë gjetur mënyra të ndryshme për të festuar Ramazanin këtë vit, pasi kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë mbyllur xhamitë dhe ndaluar tubimet.

Dhe kjo ndodh pikërisht në kohën kur 1.8 miliardë muslimanë në gjithë botën ndalojnë të ngrënët, pirjen e ujit, duhanit dhe seksin që nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit.

Më përpara familjarët e miqtë mblidheshin së bashku për të prishur agjërimin dhe për të ndjekur lutjet. Por këtë vit, ata duhet t’i bëjnë këto në shtëpi duke zbatuar rregullat.

Xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit ka qenë e mbyllur për adhuruesit që nga mesi i marsit dhe nuk do të hapet gjatë Ramazanit. Edhe Meka është prekur nga pandemia, duke mbetur e boshatisur si kurrë më parë.

Në Pakistan, klientët ruajtën distancën sociale ndërsa blejnë ushqim

Muslimanët në Jeruzalem u lutën në një rrugicë të qytetit të vjetër të Premten

Xhamia e Madhe e Mekës do të ishte plot adhurues gjatë Ramazanit, por tani qëndron pothuajse bosh

Në New York, ky imam bëri thirrjen e pasdites për lutje në një xhami të zbrazët

Në Indonezi, vendi më i populluar musliman në botë, qeveria ka ndaluar udhëtimet gjatë Ramazanit

Qetësia u kthye në kryeqytetin e Nigerit, pas protestave kundër kufizimeve të koronavirusit

Një burrë prish agjërimin e tij jashtë xhamisë Jama Masjid në Delhi, që gjithashtu është mbyllur

Një shtëpi e zbukuruar me fenerët tradicionalë të Ramazanit në qytetin Toukh, në Egjipt


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *