Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 14 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste pozitive me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 726.

Siç mund ta vëreni edhe në hartën e ilustruar më poshtë, rastet e reja të janë shënuar në Krujë (9), Tiranë (4) dhe Shkodër (1).

Një nga rastet e reja në kryeqytet, është një person nga burgu “313” në Tiranë, që është kthyer në një vatër të nxehtë të epidemisë. Por vatra e re kryesore e cila mbetet më problematike, vijon ajo në Krujë kur virusi ka nisur të përhapet nga puna në fasoneri.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna dhe mbi numrin e të shëruarve, që aktualisht ka shkuar në 410. Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja, janë tre qytetet e vetme ku janë shëruar të gjithë personat e konfirmuar si të infektuar nga virusi.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i prekur nga koronavirusi, duke shënuar kështu viktimën e 28 të kësaj pandemie në vend.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 60-vjeçari me inicialet R.K nga Tirana, ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Ai vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *