Vendosni fjalën kyçe....

A arritëm pikun e pandemisë? Specialistja e ISHP-së: Nuk mund ta themi


Ditën e djeshme u regjistrua numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite të vetme në vendin tonë, që nga 9 marsi ku u regjistruan 2 rastet e para.

Por zyrtarët e shëndetësisë ende nuk e dinë nëse arritëm “pikun” e epidemisë.

E pyetur nga gazetarët nëse shifrat e djeshme mund të konsiderohen si “piku i pandemisë”, specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi u përgjigj: “Pavarësisht shifrave, nuk mund të themi se është piku, pasi kemi të bëjmë me një përhapje në klastera, apo grupe të caktuara, dhe nuk kemi të bëjmë me një përhapje në komunitet.”

Momentalisht dy vatrat më të nxehta e problematike, janë kthyer Kruja me fasoneritë dhe vatra e re e krijuar në burgun “303” në Tiranë.

Dervishi ka folur për të dënuarit e infektuar te “303”-ta, për të cilët tha se janë në gjendje të stabilizuar dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *