Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata në Çeki hedh poshtë kufizimet anti-Covid të Ministrisë së Shëndetësisë


Gjykata Komunale e Pragës, anuloi të enjten katër masa anti-Covid të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, që kufizonin lëvizjen e lirë të njerëzve si dhe shitjet dhe shërbimet me pakicë në vend.

Vendimi i gjykatës do të hyjë në fuqi në datën 27 Prill. Gjykata Komunale e kryeqytetit të Çekisë, shqyrtoi një ankesë juridike të paraqitur nga eksperti i ligjit të kujdesit shëndetësor, Ondrej Dostal, i cili i cilësoi masat e ministrisë si “arbitrare, kaotike dhe të pakuptueshme”.

Gjykatësi i gjeti kufizimet e vëna nga ministria si të paligjshme sepse ato nuk ishin zbatuar në bazë të Ligjit të Krizave.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha që qeveria do të përpiqet të zbatojë vendimin duke mbajtur përgjegjësitë që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *