Rrëzimi i një helikopteri transporti Mi-26 ka lënë tetë persona të plagosur në Rusi. Në momentin që mjeti ajror u ul në tokën me dëborë, dy rotorët e tij u zhdukën në një çast dhe më pas ai u përplas.
Videoja tregon mjetin që ngadalë i afrohet zonës së uljes. Por për disa arsye piloti nuk mund të kontrollonte plotësisht rrotullimin, me bishtin e helikopterit që dukej sikur godiste tokën dhe u shkëput. Incidenti ndodhi të shtunën në rajonin e Yamalit në Siberinë veriperëndimore.
Sipas autoriteteve lokale, Mi-26 kishte tre anëtarë të ekuipazhit dhe pesë pasagjerë në bord. Të gjithë ata u plagosën në përplasje dhe katër u dërguan në spital, por fatmirësisht askush nuk u vra.