Vendosni fjalën kyçe....

Mes spekulimeve në rritje, Koreja e Jugut thotë se Kim Jong Un është ‘gjallë dhe mirë’


Koreja e Jugut vijoi të shuajë zërat lidhur me spekulimet për sa i përket shëndetit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke i thënë CNN se ai është ” gjallë dhe mirë”.

“Pozita e qeverisë sonë është e fortë,” tha Moon Chung-in, këshilltari i lartë i politikës së jashtme për presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për CNN.

“Kim Jong Un është i gjallë dhe mirë. Ai ka qëndruar në zonën Wonsan që nga 13 Prill. Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani.”

Pyetje lidhur me mirëqenien e Kim Jong-un u ngritën pasi ai humbi festimin e ditëlindjes së gjyshit të tij në 15 Prill. Ai ishte parë katër ditë para kësaj në një takim politik, sipas medis shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA.

CNN raportoi më herët gjatë javës se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë inteligjencën se Kim është “në rrezik të madh pas një operacioni”, sipas një zyrtari amerikan.

Një zyrtar tjetër amerikan i tha CNN të hënën se shqetësimet për shëndetin e Kim janë të besueshme, por asgjë nuk mund të thuhet me siguri të plotë lidhur me gjendjen e vërtetë të liderit koreano-verior.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *